Ndërlidhjet

Medvedev, energjia bërthamore e sigurt


Presidenti rus, Dimitri Medvedev, tha se stacionet bërthamore në Rusi janë ndërtuar në vendin e duhur dhe se ato janë projektuar dhe menaxhuar siç duhet.

Ai i bëri këto komente në Moskë, gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Turqia ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për ndërtimin e stacionit të parë bërthamor në vend. Erdogan tha se planet e Ankarasë për centralet atomike mbeten të pandryshuara.

Shqetësimet për energjinë bërthamore janë rritur pas incidenteve atomike në Japoni, të shkaktuara nga tërmeti i javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG