Ndërlidhjet

Kinë: Kleriku tibetian e ndezi vetveten


Një klerik tibetian në pjesën perëndimore të Kinës ka vdekur, pasi e kishte ndezur vetveten.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, Hsinhua, raportoi se kleriku, Phuntsog, vdiq sot herët në mëngjes, 10 orë pas vetëndezjes në provincën Siçuan.

Një klerk tibetian në ekzil, tha se Phuntsong, ishte rrahur dhe goditur nga policia, pasi ai e kishte ndezur vetveten, ndërsa qindra klerikë të tjerë ishin mbledhur për të protestuar.

Kjo ngjarje i ka rritur tensionet në Tibet dhe në rajonet e banuara me tibetianë, në pjesën perëndimore të Kinës.
XS
SM
MD
LG