Ndërlidhjet

Iran: Me sukses lansohet sonda në gjithësi


Irani thotë se me sukese e ka lansuar një sondë në gjithësi për t’i analizuar mundësitë e jetës në orbitë.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, ka raportuar se sonda është bartur nga anija kozmike Kavoshgar-4, 120 kilometra në orbitë, para dy ditësh, e cila pastaj është kthyer në Tokë.

Është thënë se prova ishte paralajmërim për dërgimin e sondave me shtazë në gjithësi në të ardhmen.

Irani ka pretenduar se ka bërë avancime në programin kozmik, për të cilin fuqitë perëndimore kanë shqetësime se mund të ketë zbatime ushtarake.
XS
SM
MD
LG