Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Bisedimet e reja në 25 dhe 26 mars



Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se Beogradi është i interesuar që sa më parë të arrihet kompromis për Kosovën në dialogun me Prishtinën, dhe se pret që në takimet në 25 dhe 26 mars në Bruksel të mund të arrihen rezultate konkrete.

"Jemi të gatshëm për kompromis, sepse është mënyra e vetme që të zgjidhen problemet e përditshme të serbëve dhe shqiptarëve", tha Bogdanoviq.

Ai theksoi se për Beogradin është absolutisht i papranueshëm propozimi për autonominë e veriut të Kosovës në këmbim të njohjes së shtetit.

Bogdanoviq i tha televizionin shtetëror serb se takimi i parë ka mbjellë optimizëm te të gjitha palët, por ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur.

"Edhe Prishtina është e interesuar të arrihet kompromisi, pavarësisht që qeveria në Prishtinë nuk e ka mbështetjen e dy të tretave në Kuvend", ka thënë Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG