Ndërlidhjet

Kreu i futbollit në Azi do të sfidojë Sep Blaterin



Kreu i futbollit në Azi, Mohamed bin Hamam konfirmoi se do të garojë për presidencën e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.

Në një konferencë për shtyp në Kuala Lumpur, Bin Hamam e shpalli vendimin që ta sfidojë kreun aktual të FIFA-s Sep Blater.

Miliarderi 61 vjeçar nga Katari tha se FIFA ka nevojë për reforma pas 13 vjetëve që po udhëhiqet nga zvicerani 73-vjeçar Blater.

Presidenti i ri i FIFA-s do të zgjedhet në 1 qershor në Cirih.
XS
SM
MD
LG