Ndërlidhjet

Japonia vazhdon përpjekjet të ftohë reaktorët e dëmtuar



Ekipet japoneze vazhdojnë me operacionet për rivendosjen e lidhjeve elektrike në sistemin e ftohjes të reaktorit bërthamor që u dëmtua nga tërmeti dhe cunami.

Ndërkohë, vazhdon derdhja e tonelatave të ujit për t'i ftohur reaktorët në centarlin Daiçi Fukushima, 250 km në veri të Tokios.

Jukia Amano, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, e quajti emergjencën bërthamore "aksident ekstremisht serioz", dhe tha se do të duhet ndihma ndërkombëtare për t'u marrë me të.

Ndërkohë, policia japoneze tha se bilanci i të vdekurve dhe të zhdukurve nga cunami i së premtes së kaluar ka shkuar në të paktën 16.600, ndërsa më shumë se 6.405 njerëz janë konfirmuar të vdekur.
XS
SM
MD
LG