Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Jemen


Presidenti Ali Abdullah Saleh ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Jemen, pas përleshjeve të sotme ndërmjet policisë dhe protestuesve antiqeveritarë.

Autoritetet spitalore bënë të ditur për të paktën 30 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.

Dëshmitarët thanë se policia dhe mbështetësit e regjimit kanë qëlluar protestuesit, pasi ishin tubuar para Universitetit të Sanas.

Ata kërkojnë largimin e Salehut, i cili sundon vendin për 32 vjet.
XS
SM
MD
LG