Ndërlidhjet

Gjykata Evropiane lejon simbolet e krishtera në shkolla


Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur pro mbajtjes së simboleve të krishtera nëpër klasat e shkollave publike.

Në nëntor të 2009-ës, e njëjta kishte konsideruar se një gjë e tillë mund të jetë shqetësuese për nxënësit jo të krishterë apo ateistë.

Vendimi përfundimtar është përshëndetur nga Roma zyrtare. Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, tha se ka fituar "ndjenja popullore".

Çështja ishte ngritur nga një finlandeze, e cila kishte thënë se shkollat në Itali refuzojnë të largojnë simbolet e Kishës Katolike nga klasat. Sipas saj, simbolet e tilla shkelin parimet laike, të cilat shkollat publike duhet t'i mbështesin.
XS
SM
MD
LG