Ndërlidhjet

OKB dhe SHBA dënojnë dhunën në Siri


Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar shtypjen e dhunshme të protestuesve nga ana e autoriteteve siriane. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se "përdorimi i forcës vdekjeprurëse kundër demonstruesve paqësorë dhe arrestimet arbitrare të tyre janë të papranueshme".

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama dënon fuqishëm dhunën, ndërsa i bën thirrje Qeverisë së Sirisë të lejojë tubimet paqësore.

Në përleshjet e së premtes në qytetin Dara kanë humbur jetën të paktën katër persona, ndërsa dhjetëra të tjera janë plagosur. Protestat e frymëzuara nga kryengritjet në botën arabe, bëjnë thirrje për liri politike dhe fund të korrupsionit në vend.
XS
SM
MD
LG