Ndërlidhjet

Shpërthimi në minierë, 6 të vrarë


Të paktën gjashtë minatorë kanë humbur jetën dhe 46 të tjerë janë bllokuar nga shpërthimi që ka ndodhur në një minierë të Pakistanit.

Raportohet se gazi i metanit po pengon përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të ndihmuar të mbijetuarit.

Miniera në provincën Baluçistan është deklaruar e rrezikshme dy javë më parë, por inspektori i punimeve, Iftikhar Ahmed, tha se paralajmërimi është shpërfillur.

Ajo ndodhet rreth 40 kilometra në lindje të kryeqytetit provincial Kueta.
XS
SM
MD
LG