Ndërlidhjet

Kosova mbështet sulmet ndaj caqeve të Gadafit


Qeveria e Kosovës mbëshet intervenimin ushtarak të forcave ndërkombëtare mbi caqet e liderit libian, Muamer Gadafi.

“Intervenimi mbi pozicionet e diktatorit Gadafi është akt human, në mbrojtje të popullatës civile libiane, e cila kërkon largimin e diktatorit, liri, demokraci dhe prosperitet për popullin e Libisë”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës, pos tjerash, përgëzon Këshillin e Sigurimit për dhënien e së drejtës për intervenim dhe konsideron se "ky veprim është i drejtë, legjitim dhe i domosdoshëm".
XS
SM
MD
LG