Ndërlidhjet

Gejts: Ka progres në lidhjet e SHBA-ve me Rusinë


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka arritur për vizitë në Rusi.

Dule folur para gazetarëve, para se aeroplani i tij të ateronte në qyetetin e dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburg, zoti Gejts e ka lavdëruar atë që ai e cilësoi si progres “të jashtëzakonshëm” që është bërë ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, në përmirësimin e lidhjeve gjatë viteve të fundit.

Sekretari Gejts, që pritet të penisonohet këtë verë, tha se bashkëpunimi i Rusisë me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në luftën në Afganistan, dhe mbështetja e Moskës ndaj rezolutave në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lidhur me Korenë Veriore dhe Iranin, paralajmëron bashkëpunim më të thellë ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.

Ai , poashtu, theksoi se Rusia abstenoi në votimin e javës së kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për intervenimin ushtarak në Libi, duke lejuar në mënyrë efektive, që aleatët ta sulmojnë regjimin e Muamer Gadafit.

Gjatë qëndirmit të tij në Rusi, Robert Gejts do të takohet me liderët rusë.
XS
SM
MD
LG