Ndërlidhjet

BB: Rindërtimi në Japoni kushton 235 miliardë dollarë


Banka Botërore tha se rindërtimi në Japoni, pas tërmetit katastrofal, cunamit dhe krizës bërthamore, mund të kushtoj më tepër se 235 miliardë dollarë dhe do të duhet një periudhë prej pesë viteve.

Në raportin e publikuar sot, Banka Botërore tha se shkatërrimet, që ndodhën më 11 mars, kanë shkaktuar dëme “të paprecedente” në ndërtimtari dhe infrastrukturë.

Më pastaj theksohet se rritja ekonomike me gjasë do të ulet në gjysmën e parë të këtij viti, por rritja do të shtohet derisa rikonstruktimi të përshpejetohet në tremujorët pasues.
XS
SM
MD
LG