Ndërlidhjet

Khamenei: Festimet për Nevruz po shënohen me dhunë në Libi


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha sot se festimet për Nevruz në këtë vend, janë dëmtuar nga “incidentet e hidhura” në Libi, Bahrejn dhe Jemen.

Ai këto komente i bëri gjatë fjalimit në televizionin shtetëror, me rastin e shënimit të festës Nevruz.

Khamenei tha se “Zoti do t’i dënoj ata që kanë zgjedhur armiqësi kundër popullit të vet”.

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, e ka dënuar regjimin e sunduesit të Libisë, Muamer Gadafi, për vrasje të protestuesve dhe e ka mbështetur opozitën në Libi.

Por, Teherani ka reaguar në mënyrë skeptike ndaj intervenimit ushtarak të mbështetur nga Kombet e Bashkuara kundër Gadafit.

Ministria e jashtme e Iranit tha se fuqitë botërore e kanë një histori të intervenimeve ushtarake për interesat e tyre.
XS
SM
MD
LG