Ndërlidhjet

Pas Japonisë duhet riparë roli i ANEB-së



Roli i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në fushën e sigurisë nukleare duhet të rishikohet, tha Jukija Amano, kreu i ANEB-së.

Komentet e Amanos u bënë pas vizitës së tij në Japoni dhe informacioneve më të fundit rreth goditjes që morri centrali bërthamor i Fukushimës si pasojë e katastrofave natyrore.

Megjithë faktin se situata në Japoni pas goditjeve nga tërmeti dhe cunami mbetet kritike Amano ka parë "zhvillime pozitive".

Amano nuk e kritikoi drejtpërdrejtë Japoninë, por tha se gjendja e krijuar kishte kërkuar komunikim më të shpejtë dhe të detajuar.
XS
SM
MD
LG