Ndërlidhjet

Forcat e Gadafit tërhiqen



Forcat besnike të Muamar Gadafit janë larguar nga Bengazi, qendra e opozitës libiane dhe një nga qytetet kryesore në vend.

Deklarata u bë nga gjenerali amerikan Karter Ham, një nga drejtuesit e operacioneve ushtarake kundër caqeve të Gadafit.

Ham theksoi se forcat e Gadafit kanë treguar "pak vullnet apo aftësi për të vepruar" pas sulmeve të marra kundër tyre. Zona e ndalim fluturimit e miratuar nga OKB-ja është zgjeruar dhe shpejt do të përfshijë gjithë hapësirën e paraparë, tha Ham.

Gjenerrali amerikan nënvizoi se misioni nuk përfshin sulme ndaj Gadafit apo mbështetje për ofensivë tokësore nga forcat rebele.

Forcat e Gadafit kanë vazhduar sulmet ndaj qytetit të Misratës, një prej qendrave të kundërshtarëve të regjimit.
XS
SM
MD
LG