Ndërlidhjet

Serbia do rishikojë urdhërarrestet për krime lufte



Serbia do të nisë procesin e rishikimit të të gjitha urdhërarresteve të lëshuara për krime lufte gjatë konflikteve të viteve ’90-të pas kundërthënieve të krijuara nga disa prej tyre.

Ministri serb i Drejtësisë, Sllobodan Homen, deklaroi se prokurori për krime lufte do të rishikojë të gjitha provat mbi të cilat janë ngritur urdhërarestet dhe do të mbajë vetëm ato që kanë fakte të mjaftueshme. Ai nuk sqaroi se sa raste do të rishikohen.

Në muajin mars Serbia u detyrua të tërheqë fletarrestin e lëshuar për krime lufte ndaj një veterani kroat, i cili u arrestua në Bosnjë. Vitin e kaluar Serbia humbi lidhur me rastin e Ejup Ganiçit, të cilin drejtësia britanike nuk ia dorëzoi Beogradit. Gjykata britanike tha se akuzat ndaj ish udhëheqësit të Bosnjës ishin të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG