Ndërlidhjet

Pakistan: 43 të vdekur në minierë



Zyrtarët pakistanezë thanë se bilanci i vikitmave nga aksidenti në minerën e qymyrit në provincën Baluçistan ka shkuar në 43, dhe nuk ka të mbijetuar.

Operacionet e shpëtimit në minierën, rreth 40 km afër qytetit Keta, janë ndëprerë.

Inspektori i minierave Ihtifar Ahmed tha se shpërthimi i gazit të metanit shkaktoi shembjen e minierës të dielën, por shumica e viktimave kanë pësuar nga asfiksimi.

Miniera ishte shpallur e rrezikshme dy javë më parë.
XS
SM
MD
LG