Ndërlidhjet

Elbasan: Ministri Vasili plagoset në aksident



Ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Petrit Vasili dhe këshilltari i tij janë plagosur sot në një aksident rrugor në aksin Tiranë- Elbasan.

Mediat lokale transmetojnë policinë të ketë thënë se makina në të cilën udhëtonte ministri është përplasur rreth orës 10:00 me një makinë tjetër në vendin e quajtur Papë.

Mësohet se Vasili ka marrë plagë të lehta, ndërsa më rëndë, megjithëse jashtë rrezikut për jetën, është gjëndja shëndetësore e këshilltarit të tij.
XS
SM
MD
LG