Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet me bomba dhe mina – të vrarë e të plagosur


Nga shpërthimet e minave dhe sulmeve me bomba kundër policisë, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, sot është vrarë së paku një person dhe janë plagosur 11 vetë, përfshirë nëntë policë.

Incidenti me mina ndodhi në një lagje të Peshavarit, me ç’rast u vra pronari i një karroce me gomarë, ndërsa sulmi kundër patrullës së policisë ndodhi në fshatin Darsamad, në qarkun Hangu. Nga ky sulm u plagosën dy civilë dhe 9 policë.
XS
SM
MD
LG