Ndërlidhjet

SHBA: Në Senat mbahet dëgjim për të drejtat e myslimanëve


Një komitet i Senatit të Shteteve të Bashkuara thotë se javën e ardhshme do të mbahet dëgjim për të drejtat civile të myslimanëve amerikanë.

Ky dëgjim, që do të mbahet më 29 mars, po bëhet pas dëgjimit kundërthënës më 11 mars, për kërcënimet e brendshme terroriste.

Senatori demokrat, Dick Durbin, ka shpallur se ai do ta kryesoj sesionin e dëgjimit javën e ardhshme, në përgjegjje të “sulmeve anti myslimane me fanatizëm, gjatë vitit të kaluar”.

Në këtë kuadër, zyra e tij ka cituar “djegiet e Kuranit, kufizimet në ndërtimin e xhamive, krime të urrejtjes dhe forma të tjera të diskriminimit” dhe ka njoftuar se sesionet e dëgjimit do të fokusohen në “masat për mbrojtjen e të drejtave civile të myslimanëve amerikanë”.
XS
SM
MD
LG