Ndërlidhjet

Ish-presidenti i Ukrainës mohon akuzat për vrasje


Ish-presidenti i Ukrainës, Leonid Kuçma, ka mohuar të ketë ndonjë rol në vrasjen e gazetarit Heorhi Gongazde.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi prokuroria nisi zyrtarisht hetimet për rolin e tij të dyshuar në rastin në fjalë.

Para fillimit të senancës, Kuçma u tha gazetarëve se "ndjehet i qetë" dhe nuk "është fajtor".

Gongadze, një kritik i shpeshtë i Kuçmas, ishte rrëmbyer në shtator të vitit 2000. Trupi i tij pa kokë u gjet i varrosur në një pyll jashtë Kievit.
XS
SM
MD
LG