Ndërlidhjet

Jemeni debaton për gjendjen e jashtëzakonshme


Anëtarë të Parlamentit jemen po debatojnë legjislacionin që do të legjitimonte vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, pas shtatë javëve të protestave kundër presidentit Ali Abdullah Saleh.

Për të hyrë në fuqi, legjislacioni duhet të miratohet nga shumica në parlamentin 301-vendesh.

Saleh, i cili sundon Jemenin për më shumë se tri dekada, ka shpallur gjendje të jazhtëzakonshme pas vrasjes së 52 demonstruesve në protestat e javës së kaluar.

Grupet opozitare sërish kanë bërë thirrje për protesta pas lutjeve të së premtës më 25 mars, për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit.

Saleh ka thënë se do të largohet nga pushteti vetëm pas organizimit të zgjedhjeve parlamentare në janar të 2012-ës.
XS
SM
MD
LG