Ndërlidhjet

Ndërron jetë Elizabet Tejlor


Legjenda e Hollivudit, Elizabet Tejlor, njëra nga aktoret më tërheqëse të shekullit 20, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Fituesja e çmimit Oskar ka ndërruar jetë në një spital të Los Anxhelosit, e rrethuar nga katër fëmijët e saj.

Tejlor prej javësh vuante nga komplikimet në zemër.

Ylli i Hollivudit ishte e martuar tetë herë, përfshirë dy martesat me aktorin Riçard Bartën. Tejlor është nderuar me titullin e Damës nga Mbretëresha e Anglisë.
XS
SM
MD
LG