Ndërlidhjet

Një i vrarë, 20 të plagosur nga sulmi në Jerusalem


Së paku një person ka humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur pranë stacionit të autobusëve në Jerusalem.

Autoritetet izraelite kanë fajësuar militantët palestinezë për sulmin që ishte i pari i tillë në disa vite.

Kryeministri Benjamin Netanjahu ka shtyrë udhëtimin drejt Rusisë pas njoftimeve për incidentin.

Jerusalemi ka qenë skenë e dhjetëra shpërthimeve vetëvrasëse gjatë kryengritjes së dytë palestineze në dekadën e fundit.

Sulmi i fundit vetëvrasës që goditi qytetin ishte në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG