Ndërlidhjet

Aleatët vazhdojnë të godasin caqet e Gadafit


Forcat e koalicionit kanë vazhduar sulmet ndaj caqeve të udhëheqësit libian, Muamer Gadafi. Avionët luftarakë kanë pasur në shënjestër qendrat ushtarake në Tripoli dhe Misrata, në përpjekje për të nxitur tërheqjen e tankeve të qeverisë.

Ambasadorët e 28 vendeve të NATO-s janë takuar sërish në Bruksel për të vendosur mbi masën e përfshirjes së Aleancës në misionin e OKB-së për zonën e ndalim fluturimit.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, tha se ende nuk është marrë asnjë vendim.

“Ajo çfarë shohim tani është se të 28 anëtarët po diskutojnë operacionet në Libi, në një frymë konstruktive. Ata kanë marrë tashmë hapin e parë në zbatimin e Rezolutës 1973 të Kombeve të Bashkuara dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që NATO-ja po ndërmerr veprime”, tha ajo.

Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë dakorduar për një rol kyç të NATO-s në operacionet ushtarake.

Turqia tha se fushata e bombardimeve ka shkuar përtej fushëveprimit të rezolutës së OKB-së. Megjithatë, Ankaraja u dakordua të dërgojë pesë luftanije dhe një nëndetëse për t’iu bashkuar operacioneve të NATO-s në zbatimin e embargos së armëve ndaj Libisë.
XS
SM
MD
LG