Ndërlidhjet

Japonia vazhdon "luftën" për normalitet në Fukushima



Vazhdon beteja e inxhinierëve japonezë në centralin bërthamor të Fukushimës për të vendosur kontrollin e plotë mbi gjithë kompleksin, i cili pësoi nga tërmeti dhe cunami që goditi Japoninë më 11 mars.

Aktualisht po punohet për funksionalizimin e sistemit ftohës të reaktorit të tretë.

Gjatë ditës së djeshme zyrtarët japinezë tërhoqën vëmendjen se uji i rubinetit në Tokio ka nivele të shtuara radioaktiviteti, dyfishi i sasisë së lejuar për fëmijët.

Rrezatimi nga centrali i Fukushimës ka ndikuar dhe tek qumështi dhe 11 lloje zarzavatesh.
XS
SM
MD
LG