Ndërlidhjet

Kryeministri portugez jep dorëheqjen



Kryeministri i Portugalisë, Zhose Sokrates ka dhënë dorëheqjen pasi parlamenti nuk miratoi planin e tij ekonomik.

Sokrates tha se opozita i hoqi qeverisë kushtet e qeverisjes, çfarë e shtyjnë atë të largohet nga detyra. Të pesë partitë opozitare votuan kundër masave që synojnë nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike dhe uljen e defiçitit.

Kjo ishte paketa e katërt e ndihmave ekonomike e miratuar nga qeveria në 11 muajt e fundit.
XS
SM
MD
LG