Ndërlidhjet

Gjenerali amerikan kërkon miratimin e Turqisë



Komandanti kryesor i NATO-s, admirali amerikan Xhejms Stavridis, u takua në Ankara me udhëheqësit turqë për të diskutuar mbi hezitimin e Turqisë që NATO-ja të marrë rolin komandues në operacioniet në Libi.

Bisedimet vijnë në kohën kur ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu tha se koalicioni ndërkombëtar duhet të respektojë rezolutën e KS-së dhe jo ta përdorë atë si justifikim për rrëzimin e regjimit të Gadafit.

"Nuk e shohim të përshtatshme për NATO-n të marrë përsipër një mision të tillë, kur forcat e koalicioni paralelisht kryejnë operacione të ndara", tha Davutoglu.
XS
SM
MD
LG