Ndërlidhjet

KB emëron hetues për të drejtat e njeriut në Iran



Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut e ka mbështetur propozimin e Shteteve të Bashkuara për të emëruar një hetues të posaçëm për Iranin.

Kjo është hera e parë që krijohet një post i tillë për hetime të të drejtave të njeriut në një vend të caktuar.

Në të kaluarën, vendet anëtare të këshillit e kundërshtonin formimin e postit si përzierje të panevojshme në punët e brendshme të tyre.

Irani nuk është anëtar i këshillit.
XS
SM
MD
LG