Ndërlidhjet

EULEX pranon 150 deklarata nga ish pjesëtarë të UÇK-së



EULEX-i konfirmoi se ka marrë rreth 150 deklarata të shtruara në Prokurorinë Speciale të Kosovës nga ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbrojtje të ish-bashkëluftëtarëve që akuzohen nga ky mision për krime lufte në Kleçkë.

Në mesin e të akuzuarve është edhe deputeti Fatmir Limaj.

“Sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar rreth 150 deklarata. EULEX-i mbështet të drejtën e çdokujt për të shprehur pikëpamjet e tyre, përderisa këto pikëpamje shprehen në mënyrë paqësore dhe të ligjshme. EULEX-i javën e kaluar ka arrestuar disa individë, por këto arrestime kanë të bëjnë me individë e nuk janë të drejtuara kundër asnjë organizate”, i ka thënë zëdhënësja Kristina Herodes, Radios Evropa e Lirë, përmes postës elektronike.
XS
SM
MD
LG