Ndërlidhjet

Aeroplani francez shkatërron aeroplanin libian



Një aeroplan luftarak francez ka goditur një aeroplan luftarak të Libisë pas aterimit në bazën ajrore në Misrata, e transmeton Reuters zëdhënësin e armatës franceze.

"Patrulla franceze kreu një goditje me raketë ajër-tokë sapo aeroplani ateroi në bazën ajrore Misrata", tha zëdhënësi, duke shtuar se fluturakeja që i përkiste ushtrisë së Moamer Gadafit e kishte cënuar zonën e ndalim fluturimeve.

Agjencia AFP raportoi se aeroplani i shkatërruar libian ishte i llojit "G-2/Galeb".
XS
SM
MD
LG