Ndërlidhjet

Bosnje: Sulmohet gruaja që fliste për korrupcionin



Persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht familjen e Vedrana Ivanov në Banjallukë, dhe i kanë vënë zjarrin një kati të shtëpisë. Në incidentin nuk ka të lënduar.

Vedrana Ivanov kishte folur kohëve të fundit në media për përvojat negative me punëdhënësit privatë dhe për korrupcionin në organet e inspektoratit.

Prokuroria njoftoi se katër persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e saj, dhe nën kërcënimin e armëve kishin kërkuar që t'u jepen disa dokumenta të caktuara.
XS
SM
MD
LG