Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i NATO-s – pesë të vrarë


Policia e Afganistanit tha se së paku 5 rojtarë afganë janë vrarë sot nga një sulm ajror i NATO-s, përgjatë një autostrade në pjesën jugore të këtij vendi.

Komandantë të policisë në provincën Ghazni thanë se rojet e armatosura ishin në përcjellje të konvojit furnizues për bazat e NATO-s, kur ata u qëlluan.

NATO-ja ka konfirmuar se një sulm ajror është kërkuar sot nga një konvoj i involuar në luftime në provincën Ghazni, por ka thënë se raportet e para kishin sugjeruar se sulmi ishte kundër kryengritësve.

Shefi i policisë, Ziraver Zahid, tha se në konflikt nuk ka pasur kryengritës të involvuar.
XS
SM
MD
LG