Ndërlidhjet

Gjobitet Rusia


Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka urdhëruar Rusinë që t’i paguaj 20 mijë euro si kompenzim për shkencëtarin rus, Igor Sotiagin i cili në vitin 2004 ishte dënuar me 15 vjet burg për spiunim.

Gjykata e kishte pranuar ankesën e Satiaginit që thoshte se nuk ishte përballur me një gjykim të drejtë që ishte në kundërshtim me Konventen Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Satiagin, një specialist i kontrollimit të armatimit bërthamor dhe armëve të tjera, ishte një nga katër personat që ishte dënuar për spiunim në të mirë të perëndimit. Më pas, ai ishte shkëmbyer me 10 agjentë sekret rus që mbaheshin në SHBA-të ndërsa tani jeton në Britani.
XS
SM
MD
LG