Ndërlidhjet

Rusia dënon një rus për tradhëti dhe dezertim


Një ish oficer i shërbimit të inteligjencës së Rusisë, bashkëpunimi me autoritetet amerikane i të cilit çoi deri te kapja e 10 ofcerëve sekret rus në SHBA, është dënuar për tradhëti të lartë dhe dezertim.

Shërbimi i Sigurisë Federale përmes një deklarate ka thënë se dënimi i Aleksander Potejev, oficeri që lajmërojë autoritetet amerikane për rrjetin e spiunëve është marrë nga gjykata kryesore ushtarake e Moskës.

Autoritetet amerikane arrestuan 10 agjentë sekret rus verën e kaluar dhe i shkëmbyen ata me katër rus të tjerë që raportohet se spiunonin për perëndimin.

Mediat ruse raportuan se Potejev, ish zëvendësi i departamentit të operacioneve klandestine amerikane, ka ikur për në SHBA pak para se të njoftoheshin arrestimet. Tradhëtia e lartë është një dënim me 20 vjet burgim derisa dezertimi dënohet me shtatë vjet.
XS
SM
MD
LG