Ndërlidhjet

Arrestohen 6 zyrtarë të Kuvendit të Prishtinës


Gjashtë zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës janë arrestuar sot bënë të ditur Policia e Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës thuhet në njoftimin e Policisë lidhur me një tender që ka pasur të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka. Dëmi i veprës së dyshuar arrin në qindra mijëra euro.

Policia e Kosovës gjthashtu ka publikuar edhe inicialet dhe moshën e gjashtë personave të arrestuar.

Njoftimi që thotë se hetimet janë kryer nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ndërsa Prokuroria iu ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.
XS
SM
MD
LG