Ndërlidhjet

Konfirmohen akuzat në rastin Medicus


Paneli i Apelit ka konfirmuar aktakuzën kundër pesë të akuzuarve në rastin Medicus. Paneli përbëhej nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës vendor nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Katër nga të pandehurit do të përballen me akuza të trafikimit të personave me qëllim heqjen e organeve dhe krim të organizuar. Tre të pandehur do të përballen me akuzat për ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve mjekësore dhe dy të tjerë për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Veprat penale janë kryer në vitin 2008 në klinikën Medicus. Rasti do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, derisa dy nga të pandehurit janë në arrati.
XS
SM
MD
LG