Ndërlidhjet

Portugalia bie dakord me paketën BE/FMN



Portugalia është dakorduar me paketën financiare të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 78 miliardë euro.

Pas Greqisë dhe Irlandës, Portugalia bëhet vendi i tretë në eurozonë brenda një viti që ka nevojë për ndihmë financiare.

Analistët thonë se marrëveshja me Portugalinë është më e ndërlikuar për shkak të borxhit të madh në sektorin publik, problemet bankare dhe sistemin e shtrenjtë pensional..
XS
SM
MD
LG