Ndërlidhjet

Takohet Grupi i Kontaktit për Libinë



Përfaqësuesit e vendeve që po marrin pjesë në fushatën ndërkombëtare kundër caqeve të sundimtarit libian Muhamer Gadafi takohen sot në Romë.

Ndihma për rebelët që po luftojnë forcat qeveritare do të jetë në qendër të diskutimeve.

Në takim pritet të jenë të pranishëm përfaqësuesit e Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Katarit, Lidhjes Arabe dhe Unionit Afrikan. Është njoftuar se në takim do marrin pjesë dhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.

Një zëdhënës i Këshillit ka deklaruar se forcat rebele kanë nevojë për 1.5 miliardë dollarë që të përmbushin nevojat bazë për ushqime, ndihmë mjekësore dhe për të vazhduar opercionet luftarake.
XS
SM
MD
LG