Nga shpërthimi i një makine bombë janë vrarë 16 veta e janë plagosur 40 të tjerë në qytetin e Hillas, në Irakun qëndror.
Zyrtarët thanë se një sulmues vetvrasës e përplasi makinën në derën hyrëse të drejtorisë së policisë rajonale.
Shumica e viktimave mëshet se janë policë.