Ndërlidhjet

Libi: Regjimi i Gadafit e dënon dhënien e fondeve te kryengritësit


Regjimi i Muamer Gadafit i ka dënuar planet amerikane për zhbllokimin e miliarda dollarëve të fondeve të Libisë në Shtetet e Bashkuara dhe dhënien e tyre për kryengritësit, që po luftojnë kundër regjimit të Gadafit.

Kryengritësit e kanë mbështetjen e NATO-s.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, u tha përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit për Libinë, në takimin e mbrëmshëm në Romë, se administrata Obama, do të provoj ta kaloj legjislacionin për zhbllokimin e fondeve të Libisë dhe dhënien e tyre te kryengritësit.

Raportohet se Shtetet e Bashkuara i kanë ngrirë afro 30 miliardë dollarë të fondeve të Libisë, prej fillimit të konfliktit në muajin shkurt.

Zëvendës ministri i jashtëm i qeverisë së Gadafit, Khaled Kaim, tha se zhbllokimi i fondeve dhe dhënia e tyre pët kryengritësit, do të ishte “pirateri” dhe do ta shkatërronte sistemin financiar ndërkombëtar.

Ai, poashtu, i dënoi edhe kryengritësit, duke thënë se ata nuk janë entitet legal.
XS
SM
MD
LG