Parisi i ka urdhëruar 14 diplomatë lojalë ndaj regjimit të liderit të Libisë, Muamer Gadafi, që brenda dy ditësh të largohen nga Franca.
Ministria e jashtme franceze, nëpërmjet një kumtese të sotme, tha se Parisi më nuk e njeh statusin e tyre diplomatik.
Franca është fuqia e parë perëndimore, që formalisht e ka njohur Këshillin Tranzicional Kombëtar të kryengritësve të Libisë, që po luftojnë kundër forcave të Gadafit.
Ambasada e Libisë në Paris është mbyllur para një muaji.