Rrjeti terrorist i Al Kaidës ka premtuar se do të hakmerret për vrasjen e bin Ladenit si dhe do të postojë së shpejti në internet audiokasetën e bin Ladenit të inçizuar pak javë para se të vdiste.
Lajmi bëhet i ditur nga postimet e rrjetit terrorist në faqet e internetit të xhihadistëve.
Kjo ishte deklarata e parë përmes së cilës Al Kaida konfirmonte vdekjen e kreut të saj. Deklaratat e Al Kaidës janë raportuar nga grupi amerikan "SITE Intelligence", që merret me mbikqyrjen e internetit.
Gjatë ditës ka pasur protesta kundër vrasjes së bin Ladenit në qytetet pakistaneze të Abotabadit dhe Kuetas. Një tubim i vogël u mbajt dhe në Kajro.