Ndërlidhjet

Hoxhaj u kërkon vendeve arabe mbështetje për njohje



Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka kërkuar përfaqësuesve të vendeve arabe mbështetjen e shteteve të tyre për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës.

Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Hoxhaj është takuar me diplomatë dhe përfaqësues të shteteve anëtare të Ligës Arabe dhe të Konferencës Islamike, njoftoi ministria e jashtme.

“Pavarësia e Kosovës në tri vitet e fundit ka prodhuar paqe, stabilitet dhe siguri në rajon”, citohet të ketë thënë Hoxhaj gjatë bisedave me përfaqësuesit e shteteve islamike.
XS
SM
MD
LG