Ndërlidhjet

400 refugjatë libian shpëtohen nga rojet bregdetare italiane


Zyrtarët italian kanë njoftuar se së paku 400 migrantë libian kanë arritur deri në ishullin italian Lampedusa, pasi anija e tyre kishte ngecur në rërë.

Zyrtarët e njejtë raportojnë për panik në mesin e refugjatëve derisa disa kishin rënë në det. Policia njofton se të gjithë ata që ishin në bordin e kësaj anije janë shpëtuar, ndërsa vetëm pak prej tyre janë lënduar.

Ishulli Lampeduza është më i afërti me kontinentin afrikan ndërsa deri më tash ka pranuar dhjetëra mijëra migrant dhe refugjatë që janë larguar që prej trazirave në Tunizi dhe Libi.
XS
SM
MD
LG