Ndërlidhjet

Slovakia e mbështetë përfshirjen e Kosovës në programet e BE-së


Slovakia do të mbështesë nisjen e hapjes së bisedimeve me Kosovën në kuadër të marrëveshjeve që do t’i mundësonte Kosovës, edhepse ende nuk është njohur si shtet nga të gjithë anëtarët e BE-së, të përfshihet në programet e saj. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Sllovakisë.

Në fazën e parë fjala është për programin, Kultura dhe Qytetari për Evropën, ndërsa diplomacia slovake i ka kërkuar qeverisë që ta mbështesë përfshirjen e Kosovës në të.

Slovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet, mirëpo nuk ka dëshirë që ta bllokojë zhvillimin social dhe ekonomik të saj e as afrimin me BE-në. Për këtë arsye, Bratislava zyrtare, ka insistuar që Komisioni Evropian të arrijë me Kosovën, marrëveshje që janë neutrale ndaj statusit duke respektuar kështu qëndrimin e 27 vendeve anëtare të BE-së.

Siç raporton agjencia slovake e lajmeve, TASR, „Slovakia mbështetë zhvillimin social e ekonomik të Kosovës. Ky qëndrim mbahet pasi është interesi i Slovakisë që të krijojë stabilitet në rajonin e Balkanit perëndimor pjesë e të cilit është Kosova. E njejta agjenci citon Ministrinë e Jashtme të Slovakisë duke thënë se gjithashtu interes i këtij shteti është edhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG