Ndërlidhjet

KQZ: Dalja në Tiranë deri në 10:30, 8.2%


Në tërë territorin shqiptar, nga ora 7 e mengjësit, po vazhdon votimi për zgjedhjen e pushtetarëve lokal në 8 bashki e 65 komuna.

Raportimet e para për numrin e votave që janë hedhur sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor të Shqipërisë është bërë për pjesëmarrjen deri në orën 10:30, ku numri i më i madhë i votuesve është vërejtur në Gramsh me mbi 21 % pjesëmarrje. Në Sarandë është shënuar përqindja më e vogël, më sakt në qytetin jugor bregdetar kanë marrë pjesë pak më shumë se 7 % e votuesve.

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku zhvillohet gara më e rëndësishme në mes të Lulzim Bashës së PD-së dhe Edi Ramës së PS-së, pjesëmarrja deri në orën 10:30 ishte 8.2 %.

Rëndësia e këtyre zgjedhjeve sipas mediave ndërkombëtare po vërehet edhe në paraqitjen e votuesve. Agjencia e lajmeve Rojters ka transmetuar deklaratën e entuziazmuar të një votuesi pas hedhjes së votës së tij në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. “Rroft Shqipëria, rroft demokracia, lulëzoft rinia”, tha një i moshuar që nuk ka pranuar të thotë emrin.

Qendrat e votimit, afatin zyrtar për të mbyllur dyert, e kanë në orën 19:00, ndërkaq zgjedhjet po vëzhgohen nga mbi 5 mijë vëzhgues vendor e ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG