Ndërlidhjet

OVL e UÇK-së kërkon mos njohjen e EULEX-it


Organizata e Veteranëve të luftës iu ka bërë thirje të gjithë pjesëtarëve të saj që të mos e njohin EULEX-in dhe të kundërshtojnë bashkëpunimin me të.

Kërkesa e njejtë iu është dërguar mediave sot përmes një komunikate ku kjo organizatë vlerëson se gjatë arrestimeve të disa ish pjesëtarëve të UÇK-së, misioni evropian për sundim të ligjit, “ka shkelur procedurat paraprake ligjore dhe të drejtat themelore të njeriut”.

“Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së, njëzëri konstatoi se nuk është në pyetje vendosja e drejtësisë, por tentimi i kriminalizimit të luftës çlirimtare, tentimi për barazimin e vlerave të shenjta shqiptare me krimet serbe”, thuhet ndër të tjera në komunikatën që i është dërguar sot mediave.

Komunikata përfundon me një kërkesë për Kuvendin e Kosovës që të inicohen ndryshimet e nevojshme të Kushtetutës së Kosovës për heqjen e fuqive ekzekutive të EULEX-it.
XS
SM
MD
LG