Ndërlidhjet

Formohet qeveria e re e Kuvajtit


Mediat shtetërore të Kuvajtit kanë raportuar që kryeministri i vendit ka formuar sot një kabinet të ri qeveritar pasi ai i kaluari dha dorëheqje pas kërkesave për reforma politike.

Kryeministri, Sheik Naser Mohamad Al Sabah ka zëvendësuar ministrat e naftës dhe atë të ekonomisë derisa ka bërë pjesë të kabinetit edhe gjashtë politikanë të rinj.

Emërimet e reja përfshijnë edhe katër pjesëtarë të familjes së tij, që i bjen një më pak se sa në kabinetin e kaluar.

Protestat që kërkojnë dorëheqjen e Al Sabahut janë mbajtur gjatë muajve të fundit si pjesë e demonstratave që po mbahen në tërë rajonin të cilat deri më tash kanë arritur të largojnë nga pushteti liderin egjiptian dhe atë të Tunizisë.
XS
SM
MD
LG